Business Hotel Tirana Shqipëri - Rooms Hotel dhe Rezidencë - Hotel Tirana qendër - Hotel me Spa në Tiranë

Oferta dhe përfitime ekskluzive + ÇMIMI MË I MIRË I GARANTUAR

Online Reservation

Filozofia

Dizain, në respekt të ambientit dhe mikpritje “Made in Italy”

Ëndrra jonë ishte ajo që të krijonim në Tiranë një Hotel krejtësisht të ri dhe origjinal, që të ishte në gjendje të përmblidhte brenda tij, të gjithë përsosmërinë e “Made in Italy”. Për këtë arsye jemi përqëndruar tek dizaini, respekti ndaj ambientit dhe kujdesi ndaj mirëpritjes, që janë pikat e forcës të Hotelit dhe Rezidencës “The Rooms”, në Tiranë.

Thelbi dizain

Yni, është një Hotel me esencën e tij, dizainin. Të gjitha ambientet janë mobiluar nga arkitekti italian Alessandro Dolci, i cili ka zgjedhur një dizain linear dhe modern, elegantë dhe konciz, ku mobiliet dhe pajisjet e markave të rendësishme italiane, janë protagonistët. Një stil me përqasje të forte estetike dhe me një efekt të ulët ambiental.

Në respekt të ambientit

Këtu, bukuria shkon në një linjë me respekimin e ambientit: në vend të produkteve të zakonshme të vëna në dispozicion të klientit, do të gjesh distributor me produkte ekologjike, ashtu siç janë edhe produktet e përdorura për pastrimin e ambienteve. Panelet diellore na ndihmojnë të prodhojmë ujë të ngorhtë dhe të klimatizojmë dhomën tuaj, ndërsa sistemi elektronik , menaxhon në mënyrë inteligjente dritën dhe klimatizimin e ajrit (ngrohtë/ftohtë), për të ulur në minimum shpërdorimin dhe për ta bërë ambientin më të rehatshëm dhe funksional.

Qëndrime sipas nevojave

Do të vësh re menjëherë që stafi ynë është i qeshur, i sjellshëm dhe gati për çdo nevojë, në çdo situatë. Na pëlqen të kemi me ty një raport miqsor që në fillim: në këtë mënyrë ti do të mësosh të na thërrasësh në emër dhe ne do mësojmë të të njohim, për të ditur gjithmonë e më shumë si të kënaqim më së miri, nevojat tuaja.

Book now Call Email