Rooms Hotel dhe Rezidencë - Hotel Tirana qendër - Çfarë të shohësh në Tiranë - Pushime në Tiranë

Oferta dhe përfitime ekskluzive + ÇMIMI MË I MIRË I GARANTUAR

Online Reservation

Çfarë të vizitosh në Tiranë

Tirana ka qënë skena e gjithë historisë së Shqipërisë: në sheshet dhe në rrugët e saj, akoma mbijetojnë objekte që dëshmojnë kulturën e saj, luftrat, pavarsinë. Por është edhe qendra më e gjallëruar dhe në zhvillime Vendit, e pasur me histori dhe tradita, të gjitha për tu parë dhe jetuar.

Bunk’Art

Simbol i kohës së komunizmit sot e trasformuar në një nga muzeumet më të vizituara të qytetit. Bëhet fjalë për bunkerin origjinal të ndërtuar kundër sulmeve të mundshme nukleare, për të mbrojtur diktatorin Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e tij. Një bllok betoni gjiganteks që fsheh tunele të ndërtuar për aratisje, zyra dhe dhoma të ndërtuara në mënyrë perfekte. Sot këtu, mund të shikohen dokumente origjinale, ekspozita arti apo të dëgjohen koncerte.

Sheshi Skënderb

Është qendra e vërtetë rreth së cilës zhvillohet jeta e Tiranës. Dedikuar heroit kombëtar, i cili për 20 vite mbrojti qytetin nga pushtimi turk, ka qënë edhe qendra e regjimit komunist. Këtu zhvilloheshin paradat e shtetit, dhe është po këtu që ndodhet edhe Muzeu i Historisë Kombëtare, Teatri i Operas, Kulla e Orës dhe Xhamia.

Kulla e Orës

Shqiptarët e quajnë Kulla e Sahatit dhe është një nga vendet më të njohura të Tiranës. U ndërtua në vitin 1821 dhe u përfundua falë dhurimeve të bëra nga muslimanët më të pasur të qytetit. E dëmtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte objektii parë që qytetarët rindërtuan, me mbarimin e luftës.

Xhamia Et’hem Bej

Pranë Kullës së Sahatit, në sheshin kryesor të Tiranës, edhe kjo ndërtesë kulti është sot një nga simbolet e lirisë kombëtare. Kjo xhami e mrekullueshme, e dekoruar në mënyrë të pasur me pamje nga natyra, u mbyll gjatë regjimit komunist deri në vitin 1991, kur populli hyri me flamurin kombëtar, në shenjë rebelimi. Ishte hapi i parë drejt rrëzimit të regjimit.

Piramida

U ndërtua gjatë regjimit komunist, për të qënë muzeu i diktatorit Enver Hoxha. Ndërsa sot është një qëndër kulturore për të rinjtë ku organizohen kongrese dhe evente.

Parku Kombëtar

I ndodhur pikërisht mbrapa Hotelit “The Rooms”, është me të vërtetë një park i mirfilltë, mushkria e gjelbër e Tiranës, me liqen të madh artificial, ku shqiptarët pëlqejnë të vinë dhe të shëtisin apo të bëjnë vrap.

Muzeu i Historisë Kombëtare

Sallat e saj janë organizuara në mënyrë të tillë që të përshkruhet e gjithë historia e Shqipërisë, që nga origjina e deri në ditët tona. Shumë i bukur mozaiku në hyrje dhe repertet arkeologjike që mban.

Teatri i Operas

I ndërtuar në vitin 1953, në kulmin e regjimit komunist, ëahtë akoma dhe sot, teatri më i madh i Shqipërisë. Ndërtesa, e thjeshtë dhe rigoroze, bie tek Sheshi Skënderbe. Gjatë gjithë vitit këtu jepen shfaqje kërcime folkloristike, balete, opera lirike dhe koncerte të muzikës klasike. Drejtojuni stafit tonë për të ditur si të prenotoni biletat për shfaqet që preferoni.

Lagjia e Bllokut

Është lagjia moderne e Tiranës, pak hapa larg Hotelit “The Rooms”. Duke shëtitur nëpër rrugët e saj, do të ndesheni me kafene me ambiente të hapura në natyrë, restorante të modës, ku të organizoni darka dhe aperitivë, lokale nate, por edhe dyqane e butik veshjesh, këpucësh dhe aksesorësh ku të blini gjatë kohës së lirë.

Mali i Dajtit

Pak kilometra larg kryeqytetit ndodhet parku kombëtar i Malit të Dajtit, ku mund të organizoni eksursione në këmbë, me biçikletë ose me kalë, në mes të natyrës. Në se do të qëndroni disa ditë, është me vlerë të merrni teleferikun “Dajti Ekspres”, me anë të të cilit do të mbërini majën e malit, që ofron një pamje të bukur mbi qytetin e Tiranës.

Guidë falas

e Shqipërisë në iPad

Keni harruar guidën tuaj në shtëpi? Tek iPadi që ndodhet në dhomë ose në apartament mund të konsultoni një guidë shumë të mire dhe falas të Shqipërisë, e realizuar nga një udhëtar Italian, e ku do të gjeni edhe shumë këshilla udhëtimi të dobishme dhe originale.

Book now Call Email