Rooms Hotel dhe Rezidencë - Hotel Tirana qendër - Çfarë të shohësh në Tiranë - Pushime në Tiranë

Oferta dhe përfitime ekskluzive + ÇMIMI MË I MIRË I GARANTUAR

Online Reservation

Ekskursionet

Zbulimi i të resë, është një element esencial për ta bërë një pushim me të vërtet të jashtzakonshëm. Të zbulosh vende që nuk ke parë më parë, shije të reja, njerëz dhe kultura të ndryshme nga jotja, e pasuron udhëtimin tënd më shumë se çdo gjë tjetër.

Për këtë arsye, Hoteli & Rezidensa “The Rooms”, ka kënaqësinë t’ju ndihmojë për të organizuar ekskursione dhe tuor turistike ditore, për të zbuluar gjithshka që është për tu parë në Tiranë dhe në Shqipëri. Tour eksluzivë, të organizuar me makinën dhe shoferin e strukturës, për një eksperienc të personalizuar në maksimum.

Kruja

Qyteti i lindjes së heroit kombëtar Skënderbe dhe një nga pikat tërheqëse të Shqipërisë. Në qendër të këtij qyteti me origjinë të lashtë mesjetare, ndodhet kështjella e Skënderbeut, nga e cila ky luftëtar drejtonte ushtrinë që i bënte ballë pushtimit turk. Vlen të ngjitesh në majë të kështjellës për të përqafuar pamjen e mrekullueshme rreth qytetit. Në krah të tij, mund të vizitosh Muzeun Gjergj Kastrioti, që mbart dëshmitë e para të banimit. Para se të kthehesh, ndalo të shikosh tregun e qytetit, ku mund të gjesh, artikuj leshi të punuar me dorë, dhe objekte të tjera, tipike të zones.

Durrësi

Është qyteti i Shqipërisë më i rëndësishëm pas Tiranës. Këtu ndodhet ajo çfarë ka ngelur nga amfiteatri roman, më i vjetër i Ballkanit, porti qendror i Shqipërisë por edhe plazhe shumë të bukur dhe një shëtitore afashinante dhe romantike.

Berati

Ky qytet sot, i shpallur Objekt i Njerzimit nga Unesku, është e njohur si “qyteti me mijra dritare”, sepse në mbrëmje mbi shpatën shkëmbore ku shtrihet, dritaret e shtëpive të vogla, të gjitha njëra mbi tjetrën e shndrisin, duke e përqafuar në një fasho drite, që e bën të duket magjike. Edhe këtu mund të vizitosh kështjellën e periudhës ilire, manastirë të vegjël të pikturuar që ndodhen nëpër rrugica dhe xhamitë e njohura të qytetit.

Vlora

Vlora është një nga qytetet bregdetare më të njohura të Shqipërisë, vetëm 2 orë larg Tiranës. Këtu deti është i bukur, plazhet janë të rregulluara dhe të mirmbajtura, dhe qyteti plot me gjallëri. Për të vizituar Vlorën mund të organizosh një tour ditor ose të rrish disa ditë duke përfituar nga Apartamenti ynë në Vlorë, me tarazë me pamje panoramike. Gjëja e duhur nëse doni të bëni edhe disa ditë plazh, ndërsa ndodheni në Shqipëri.

Liqeni i Ohrit

Jemi në qendër të Maqedonisë, në një kontekst kulturor të mrekullueshëm. Liqeni i Ohrit është nga më të mëdhenjtë e gadishullit ballkanik, dhe konsiderohet nga liqenet më të vjetër të Tokës. Ujrat e kristalta, janë si pasqyrë ku reflektohen malet dhe qyteti që mban të njëjtin emër, dhe që dikur mbahej si Jeruzalemi i Ballkanit, për shkak të kishave të shumta bizantine.

Mali i Zi

Një nga destinacionet më të preferuara për kë viziton Shqipërinë, është edhe Mali i Zi, për bukuritë e tij të shumta kulturale dhe natyrale. Vlen të vizitohet qyteti I vogël bregdetar i Budvës dhe kryeqyteti i tij, Podgorica, akoma më mirë duke kaluar nga qyteti i Shkodrës, në anën e liqenit me të njëjtin emër.

Book now Call Email