Rooms Hotel dhe Rezidencë - Hotel Tirana qendër - Blloku Tiranë - Hotel Tirana Shqipëri

Oferta dhe përfitime ekskluzive + ÇMIMI MË I MIRË I GARANTUAR

Online Reservation

Ku ndodhemi

Vendi më i mirë për punë dhe për argëtim

Hoteli & Rezidenca “The Rooms”, gjendet në një nga zonat më të mira të Tiranës, ngjitur me Qendrën Nobis, në zonën e Blloku dhe të Parkut Kombëtar, Parku i mrekullueshëm Kombëtar i qytetit të Tiranës.

Parku, që gjendet pikërisht mbas Hotelit, është zona më e gjelbër e qytetit. Mes sipërfaqes së gjerë me bar dhe pemëve të larta, shtrihet një rrugë-kalim i këndshëm prej 5 km përgjatë liqenit artificial, ku mund të bësh vrap ose thjesht një shëtitje.

Ndërsa zona e Blloku, është zemra e jetës argëtuese të tiranës: është pikërisht këtu që do të gjeni dyqanet më të mira, restorantet më elegantë, butikët e veshjeve dhe lokalet e natës më të veçantë të qytetit.

Çfarë mendojnë

klientët tanë

Vendi është i shkëlqyer dhe në qendër, në të njëjtën strukturë ka disa lokale dhe restorante. Maria - Booking.com

Me makinë

Mbërrin tek sheshi “Wilson”, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, dhe merr Rrugën “Sami Frashëri”, në drejtim të liqenit artificial.

Me avion

Aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza”, ndodhet rreth 20 km nga hoteli ynë. Për të ardhur tek ne, na kontaktoni për t’ju organizuar ardhjen me makinë luksoze dhe të paisur me lidhje Wi-Fi, përgjatë rrugës.

Parkingu

Hoteli “The Rooms” ka një parking që ndodhet brenda strukturës, në një garazh me vende për makina të mbuluara dhe me roje për 24 orë. (10 € nata). Kontrolloni ofertat tona: disa tarifa kanë të përfshirë edhe parkimin e makinës pa pagesë.

Koordinata GPS

Lat 41 ° 18'51 .11 "N - Lon 19 ° 48'55 .88" E

Pika me interes

që ndodhen pranë hotelit

  • Ngjitur me Qendrën Nobis
  • Ngjitur me Parkun Kombëtar
  • 700 m nga zona e Bllokut
  • 1.5 km nga Ambasadat
  • 1.8 km nga Sheshi Skënderbe
  • 20 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit
  • 38 km nga porti i Durrësit dhe nga deti

Nga Adresa:

Book now Call Email