Business Hotel Tirana qendër - Hotel me Spa në Tiranë - Qendra Wellness Nobis - Makina me qira në Tiranë

Oferta dhe përfitime ekskluzive + ÇMIMI MË I MIRË I GARANTUAR

Online Reservation

Shërbimet

Cilësi e lartë, mikpritje dhe mirësjellje

Kur je larg shtëpisë, ke gjithmonë shqetësimin se mos gjendesh pa mbështetje ose pika referimi. Në Hotelin & Rezidensën “The Rooms”, kjo gjë nuk do të ndodhë, pasi administrimi dhe pronarëtadministrimi dhe pronarët janë të gjithë italian, dhe mikpritja për ne është një përbërës esencial, që i shtohet qëndrimit tënd.

Shërbimet tona janë të shkëlqyera, por nuk do të ishin aspak të tillë, nëse stafi ynë nuk do ta shoqëronte me një mirësjellje dhe profesionalitet të denjë për 5 yje.

Çfarë mendojnë

klientët tanë

Qendror, shumë i kërkuar, me shije por pa ekzagjeruar. Ndihesh si në shtëpinë tënde, mbi të gjitha sepse administrimi është Italian e për këtë nuk të duket të jesh jashtë vendit. I shkëlqyer mëngjesi. Alessandro – Expedia

Shërbime hi-tech falas në çdo dhomë dhe apartament:

Të gjitha dhomat dhe apartamentet e “The Rooms”, ofrojnë shërbime teknologjike falas për të kaluar kohën e lire dhe për të punuar: iPad i paisur me revista të përjavshme dhe mujore në gjuhën angleze dhe italiane; Apple TV2, me kuadrin për lojrat dhe stacione radioje në italisht; TV LCD me kanale ndërkombëtare; film dhe seri televizive shumëgjuhëshe on demand në Netflix.

Recepsioni 24/7

Recepsioni ynë është gjithmonë i hapur: na kërko çka të nevojitet dhe do bëjmë gjithshka të mundur për të të kënaqur. Mund të prenotojmë një darkë jashtë, t’ju japim informacione, t’ju organizojmë lëvizje për punë ose udhëtime kënaqësie.

Dhoma dhe apartamente dizain

“ The Rooms” ofron zgjidhje për çdo nevojë: dhoma teke, dopio ose suita për këdo që do të qëndrojë vetëm disa ditë ose është në udhëtim pune; apartamente me hapësirë për kë do të qëndrojë më shumë ditë. Të gjitha zgjedhjet janë moderne, të paisura me shërbimet më të mira teknologjike dhe mbi të gjitha, të mobiluara me stilin original dhe të pangaterueshëm Italian, të Hotelit “The Rooms”

Wi – Fi falas dhe jo vetëm kaq

Me linjën falas mund të kërkosh, të shkarkosh postën elektronike ose të luash on-line, si në dhomën tënde ashtu edhe në zonat e përbashkta. Me kërkesë dhe me pagesë mund të kërkosh një shërbim Wi-Fi, që ta marrësh me vete ose shërbimin taksi, me lidhjen internet on-the-go.

Nobis Wellness Center

Për tu relaksuar, stërvitur apo për të kaluar kohën e lire, mund të hysh në Qendrën Wellness Nobis, që ndodhet ngjitur me “The Rooms”. Një strukture e mrekullueshme me spa, palestër, pishinë me përmasa gjysëm olimpike, restorant, parukeri, dhe qendër estetike, ku mund të prenotosh trajtime specifike bukurie me pagesë, për trupin dhe fytyrën; masazhe relaksues, sportive, aromantikë dhe me 4 duar, manikur, pedikur dhe shumë shërbime të tjera.

Mëngjesi

Fillo ditën tënde me ushqime të shijshme dhe një ambient të këndshëm. Salla jonë e re e mëngjesit është e mobiluar me tavolina të bëra me dru, karrige me dru ngjyrë mjalti, dhe ndriçim me stil. Provo tortat e sapobëra me marmelatë ose çokollatë, biskotat dhe brioshet e nxehta. Por nëse preferon mund të të pregatisim krepa me lëng të shtrydhur frutash, omletë me perime ose djathë, sallatë frutash ose gjithshka tjetër që dëshiron. Gjithshka është e pregatitur me përbërës të freskët dhe mbi të gjitha të pregatitura në vend. Që nga qumshti, mjalti, djathi dhe marmalata, të bëra në shtëpi, nga prodhues shqipëtarë. Ndërsa kafeja është pa limit dhe është vetëm Nespresso. (mëngjesi shërbehet nga ora 7.00 deri në 10.00, nga e hëna në të premte, dhe nga ora 8.00 deri në 11.00 në ditën e shtunë, të dielë dhe ditët festive).

Çeliakë, vegjetarianë, veganë dhe intolerantë ndaj qumshtit

Nëse vuan nga intoleranca ndaj glutines ose nga intoleranca të tjera ushqimore, mund të kërkosh edhe piata të veçanta për çeliakë, vegjetarianë dhe veganë.

Ekskursione dhe vizita të organizuara

Përfito nga qëndrimi yt në Tiranë për të zbuluar vende të Shqipërisë, Maqedonisë ose të Mali të Zi. “The Rooms” organizon vizita dhe ekskursione në shumë lokalitete turistiche. Zbulo më shumë

Meeting

Në zonën e re Lounge të Hotelit “The Rooms”, mund të organizohen mbledhje të vogla pune ose seminare me deri në 15 persona. Ambienti është i sistemuar me mobilje moderne dizain dhe e gjitha e rrethuar me vetratë. Salla është e paisur me linjë Wi-Fi falas dhe është e mundur të vendoset projektimi në mur, me sistemin iOS e Android. Sipas kërkesës, mund të organizojmë “coffee break” ose “light lunch”, me menu sipas kërkesës, me kuzhnë italiane dhe produkte të vendit.

Shërbim taksi me makinë private dhe shofer

Shërbimi taxi në shqipëri është i një niveli të ulët. Për këtë arsye mund të kërkosh të lëvizësh me makinën tone të re me shofer, që do të çojë ku të dëshirosh. Në qytet për punë ose shopping, ose dhe jashtë tij për ekskursion ditor. Makina jonë është e paisur me linjë Wi-Fi, falas. Në këtë mënyrë ndërsa je në lëvizje mund të kontrollosh postën elektronike ose të lundrosh në internet.

Wi-Fi “Xhepi”

Do të të pëlqente të qëndrojë i lidhur në internet, edhe ndërsa je duke shëtitur nëpër rrugët e Tiranës? Me kërkesën tënde dhe me pagesë, mund të përdorësh një nga hot-spot-ët e Hotelit “The Rooms”: paisje të vogla me madhësinë e një celulari, që mund ta mbani në xhep dhe të hyni në internet, të lexoni postën elektronike ose të kërkoni informacione nga smartphone-i yt, kudo që ndodhesh.

Zona Luonge

Në zonën lounge, ku çdo mëngjes serviret mëngjesi, mund të kalosh momentet e tua të kohës së lirë ose të shikosh TV, me kanale ndërkombtare, seri TV dhe film nga Netflix, mund të lexoni një libër ose të përfitoni për të luajtur me miqtë, lojra tavoline pa pagesë.

Makinë me qira

Dëshëron të lëvizësh nëpër Tiranë vetëm? Stafi ynë mund të të ndihmojë të marrësh me qira, makinën që bën për ty, për një ditë të vetme apo për të gjithë kohën e qëndrimit këtu

Book now Call Email